Dhurimi është i lehtë me dorëzimin brenda orës
Shndërro çdo porosi në një dhuratë që pëlqehet. Gjej dhuratën e përkryer nga dyqanet vendase dhe dorëzoje brenda një ore ose më pak se aq. Me personalizim të lehtë dhe gjurmim në kohë reale, e kemi bërë dhurimin të lehtë fare
Dërgo dhurata miqëve tuaj vetëm me disa klikime
Anashkalo kërkimin e pafund. Qoftë kjo një dhuratë e minutës së fundit, një vakt i shijshëm apo një surprizë e këndshme, Wolt e bën të lehtë gjetjen dhe dërgimin e dhuratave për çdo rast.
Ndriçoje ditën me një dhuratë unike që u shkon drejt e te dera. Porosit lule të bukura, produkte të përkujdesjes personale, teknologjie dhe shumë më tepër! Nga produktet e preferuara vendase dhe markat që njeh dhe dashuron - të gjitha në një vend.
Dhuratat dorëzohen brenda një ore
Të duhet një dhuratë e minutës së fundit? E rregullojmë ne. Me dorëzimin në shtëpi brenda një ore, surpriza e mirëmenduar arrin aty ku e dëshiron – shpejt dhe pa telashe.
Gjej lehtësisht dhuratën perfekte
Eksploro një varietet opsionesh për dhurata nga dyqanet dhe restorantet vendase. Qoftë kjo një darkë, lule apo diçka e veçantë, dërgo çdo porosi si dhuratë me Wolt.
Personalizoje me një mesazh
Shtoji një element personal dorëzimit të dhuratës me vetëm pak klikime. Zgjidh një llojshmëri kartolinash digjitale dhe shto një shënim nga zemra për t’u bërë qejfin.
Gjurmimi i drejtpërdrejtë që mund të ndash me të tjerë
Me gjurmimin në kohë reale, mund të ndjekësh udhëtimin e dhuratës në çdo hap. Ndaj gjurmimin me marrësin që ta dini të dytë mirë se kur vjen saktësisht.
Ja si funksionon
Shkruaj adresën e marrësit
Hap Wolt në pajisjen tënde. Shkruaj adresën e marrësit për të parë opsionet e dorëzimit afër tij.
Gjej dhe zgjidh një dhuratë
Zgjidh dhuratën perfekte nga dyqanet vendase. Në faqen e përfundimit të pagesës, thjesht kliko "Dërgo si dhuratë" për të kthyer çdo porosi në një dorëzim dhuratash.
Personalizoje dhuratën
Zgjidh një kartolinë digjitale dhe përfshi një mesazh. Konfirmo emrin e marrësit dhe numrin e telefonit dhe je gati.
Gjurmo dorëzimin
Jep porosinë dhe gjurmo dorëzimin në çdo hap. Marrësi do të marrë një SMS me detajet e gjurmimit, kështu që e kuptoni të dy se kur mbërrin saktësisht.
Shfleto dhurata sipas kategorisë
Lule
Thuaje me anë të luleve! Nga trëndafilat te zambakët dhe buqetat e stinës, ndriçoje ditën e tyre me rregullime lulesh nga luleshitës vendas.
Shëndeti dhe bukuria
Jep dhuratën e vetë-kujdesit me produkte bukurie dhe mirëqenieje. Eksploro kujdesin ndaj lëkurës, aromat, makijazhin dhe shumë më tepër.
Ëmbëlsira
Bëju surprizë me ëmbëlsira të parezistueshme. Dërgo diçka të ëmbël direkt e në derën e tyre.
Furrë buke
Ndriçoju ditën me gjëra të shijshme nga furrat e bukës. Qerasi me bukë të freskëta, krosant me gjalpë dhe shumë më tepër.
Elektronikë
Zbulo dhurata teknologjie që atyre u pëlqejnë. Bli gjithçka nga laptopët dhe telefonat inteligjentë e deri tek altoparlantët, kufjet dhe aksesorët e tjerë të domosdoshëm.
Snacks dhe pije
Festo me snacks të shijshëm dhe pije. Bli ushqime të kripura, ëmbëlsira dhe pije freskuese nga dyqanet vendase.
Dërgo dhurata me Wolt
Nga gjetja e dhuratës së përsosur deri te shtimi i një elementi personal, Wolt e bën dhuratën të shpejtë dhe të thjeshtë. Dërgo dhurata të mirëmenduara brenda një ore ose më pak se aq. Qarrosi miqët e tu sot!