Gjithçka gati për festat
Prej gostive te surprizat, Wolt t’ndihmon me i bo festat edhe ma t’lehta. Porosit vaktet e tua, ushqim të freskët, dhurata edhe shumëçka tjetër — me dërgesë brenda orës.

Gjithçka për festat
Wolt ta lehtëson blerjen për festat me dërgesa brenda orës nga dyqanet edhe restorantet e qytetit tënd. Prej ushqimeve të freskëta e ëmbëlsirave festive, deri te dhuratat e minutës së fundit — merr gjithçka që të duhet, drejt e në derë. Sikur me pas krejt tregun n’xhep. Me Wolt i gjen dyqanet ma t’mira n’qytet bashkë me ofertat sezonale — krejt me ni aplikacion. Qoftë kur pret mysafirë, ose përgatit dhurata ose po bën pazar për Vitin e Ri, Wolt t’ndihmon me qenë gati pa u lodh hiç.

Zbulo produkte t’nevojshme për festa sipas kategorisë

Artikuj ushqimorë të freskët
Blej krejt çka t’duhet për një gosti festive, me dërgesë brenda orës. Prej produkteve të freskëta e mishrave, deri te përbërësit për pjekje e snacks — shmangi turmat dhe porositi ushqimet online prej supermarketeve pranë teje.

Dhurata për festa
Wolt e thjeshton procesin e gjetjes së dhuratave për t’gjithë në listën tonde. Nga surprizat e minutës s’fundit deri tek ëmbëlsirat festive, zbulo një llojshmëri opsionesh dhuratash nga dyqanet ma t’mira në qytetin tënd. Krejt me dërgesë përbrenda orës.

Dërgesë lulesh t’freskëta
Porosit lule t’freskëta online me dërgesë përbrenda të njëjtës orë. Nga lulet për Krishtlindje dhe kurorat e buqetave festive, Wolt e bon t’lehtë dekorimin ose dërgimin e dhuratave t’luleve të minutës së fundit. Dërguar nga luleshitësit pranë teje.
Dhuratat për festa bohen t’lehta me dërgesën përbrenda orës
Eksploro ide dhuratash n’Wolt

Lodra dhe lojëra
Anashkaloji turmat dhe gjej dhuratat perfekte për festa për fëmijë t’gjitha moshave. Bli lodra dhe lojëra nga dyqanet pranë teje të lodrave dhe porosit dhurata online me dërgesë përbrenda orës, drejt e në derë.

Kozmetikë dhe mirëqenie
Dhuro për kujdesin vetjak. Nga setet e dhuratave t’kozmetikës, kujdesit t’lëkurës dhe artikujt e preferum t’mirëqenies, Wolt e bon t’lehtë trajtimin për këdo. Porosit dhurata kozmetike n’internet nga dyqanet pranë teje dhe shmang rrëmujën e festave.

Pajisje elektronike dhe teknologjike
Bli dhurata pajisjesh teknologjike dhe elektronike nga dyqanet pranë teje n’Wolt. Nga laptopët dhe telefonat inteligjentë e deri tek aksesorët teknologjikë t’markave ma t’mira, me dërgesë brenda një ore. Pa radhë, pa stres.
Dhurata për Krishtlindje, ushqim dhe shumë tjera. Krejt n’një aplikacion
Wolt t'i sjell t’gjitha mallrat e sezonit drejt e në derë, qoftë kur je t’u paketu dhurata a t’u bo gati për darkën e Krishtlindjes. Nga artikujt dhe ushqimet e festave e deri te dhuratat e Krishtlindjes t’minutës s’fundit, leni turmat e dyqanit dhe merri me dërgesë përbrenda një ore.

Bëhu gati për Vitin e Ri
Nga snacks-at e festave dhe shampanja e deri te furnizimet me artikuj farmacie dhe ushqim komforti, Wolt t’ndimon t’bahesh gati, t’festosh dhe t’marrësh veten. Krejt nga komoditeti i shpisë. Qoftë kur ka t’bëjë me një dërgesë natën vonë para numërimit mbrapsht ose ushqime për 1 janarin, merri produktet e nevojshme t’Vitit të Ri me dërgesë nga restorantet dhe dyqanet në qytetin tënd.

Ushqime festash me dërgesë t’shpejtë
Lene gatimin dhe porosit ushqimet e tua t’preferume nga restorantet pranë teje. Nga pica dhe sushi e deri te hamburgerët, shijo vakte dhe ëmbëlsira festive, krejt me dërgesë përbrenda orës. Asnjë enë apo kuzhinë për t’pastru. Vetëm pusho dhe lene Wolt t’kujdeset për darkën.

Wolt osht këtu për çdo moment festash

Bëhu gati për festat pa u munu
Leni radhët dhe rri rehat n’shpi. Porosit ushqime, dekorime dhe lule festive, dhurata, ëmbëlsira nga furra dhe shumë tjera, me dërgesë përbrenda orës. Wolt e ban t’thjeshtë përgatitjen për festat.

Bli shpejt senet e nevojshme t’minutës s’fundit
E harrove letrën e paketimit? T’mungojnë snacks? Nga dhuratat e minutës s’fundit e deri te përbërësit që mungojnë, Wolt t’ndimon me dërgesën përbrenda orës drejt e në derë.

Bëje furnizimin nga rehatia e shpisë
S’ka rëndësi nëse po pret mysafirë për Natën e Vitit të Ri apo thjesht po mbush frigoriferin — merr snacks, pije dhe artikuj të tjerë me dërgesë, pa u munduar me qëndru në radhë.

Porosit tani. Madje, edhe gjatë festave
A të duhet diçka për Natën e Krishtlindjes ose për Vitin e Ri? Shumë partnerë të Wolt mbeten të hapur gjatë festave, prandaj shiko aplikacionin për të parë çka ka pranë teje.
Zbulo ëmbëlsira, dhurata dhe ushqime për festat. Krejt n’Wolt!
Prej ushqimeve festive e produkteve të freskëta, deri te lulet sezonale, ëmbëlsirat dhe dhuratat e minutës së fundit — Wolt t’i sjell të gjitha me dërgesë brenda orës. Shmang radhët, ble ushqime pranë teje dhe shijo më shumë kohë me të dashurit e tu. Porosit gjithçka që të duhet për sezonin e festave, krejt në një aplikacion.
